Kalvin Phillips është përjashtuar nga skuadra e Manchester Cityt pasi u kthye nga Kupa e Botës në Katar sepse është mbipeshë. Dhe mesfushori anglez, 27 vjeç, duhet të bindë Pep Guardiola-n se është gati për transfertën e së mërkurës në e Premier League ndaj ish-klubit të tij Leeds.
Pep ka thënë: “Ai nuk është i dëmtuar. Ai ka ardhur mbipeshë dhe nuk e di pse. Ai nuk mbërriti në gjendjen për të bërë stërvitje dhe për të luajtur. Kjo është arsyeja pse ai nuk mund të luajë. Kur të jetë gati, do të luajë, sepse ne kemi nevojë për të, kemi shumë nevojë për të”.
Phillips iu dha dhjetë ditë pushim pas humbjes 2-1 të Tre Luanëve në çerekfinale nga Franca. Por kur u kthye në Etihad të mërkurën ai nuk ishte në formën e duhur.
Ai u la jashtë skuadrës për përballjen e Carabao Cup me Liverpool-in – edhe pse katër shokët e tij të skuadrës tek Anglia ishin të gjithë në stol. Guardiola nuk fajësoi Tre Luanët për gjendjen e lojtarit të tij – gjë që sugjeron se faji mund të jetë te Phillips.
I pyetur nëse ishte i zhgënjyer me nënshkrimin e tij veror prej 42 milionë sterlinash, Guardiola ka thënë: “Është një bisedë private me Kalvin”. Phillips luajti dy ndeshje duke u aktivizuar nga stoli në Kupën e Botës – kundër Uellsit dhe Senegalit.
Guardiola kishte paralajmëruar të mërkurën se ishte i prirur të shihte nëse yjet e tij të Kupës së Botës do të riktheheshin në formë apo mbipeshë.
Phillips ka pasur vështirë të gjente hapësira në formacionin titullar në javët e tij të para në City, më pas pësoi një dëmtim në shtator. Trajneri i Manchester City dëshiron që Phillips të shtojë konkurrencën në mesfushë, por deri më tani shanset e tij kanë qenë të pakta. (Telesport)