Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të bashkojnë forcat kundër NATO-s. Mesazhi është postuar në Telegram në gjuhën kineze. Raporton “Ukrainska Pravda”.
“Aleanca e Atlantikut të Veriut kërcënon ekzistencën e të gjithë botës, por Rusia sfidoi të gjitha parashikimet perëndimore dhe sfidoi këtë të keqe dhe marshoi me besim drejt fitores. Mos lejoni që NATO të imponohet, përndryshe ata do të vijnë të shkelin atdheun tuaj brenda një kohe!”, tha Kadirov.
“Gjatë 100 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë organizuar dhjetëra luftëra, grushte shteti ushtarak dhe pushtime. Miliona civilë janë bërë viktimat e tyre. Dhe tani kërcënimi edhe më i madh është shkatërrimi i të gjitha vlerave morale. Ata duan të na shndërrojnë lehtësisht në kafshë të manipuluara”, vazhdon në mesazhin e tij Kadyrov.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithë botës islame, të gjithë njerëzve të arsyeshëm, të bashkohen kundër armikut tonë të përbashkët! Paratë dhe armët e tyre nuk janë asgjë në krahasim me unitetin, vullnetin dhe besimin tonë në Krijuesin tonë!”, vazhdon lideri çeçen, njësitë e të cilit janë të angazhuara përkrah me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.