Vajza e Pele ka shpërndarë një foto emocionuese të babait të saj në një shtrat spitali, ndërsa legjenda braziliane vazhdon të luftojë me kancerin.
82-vjeçari dhe familja e tij do të kalojnë Krishtlindjet në spital me gjendjen e ikonës së futbollit që është duke u përkeqësuar, me vajzën e tij Kely Nascimento që ndan të rejat për fansat.
“Ne vazhdojmë të jemi këtu, në luftë dhe në besim. Një tjetër natë së bashku”, shkroi vajza e tij në Instagram të shtunën, krahas një fotoje ku shihet duke u përqafuar me Pelen ndërsa ai është në shtrat.