Në vijim të turit të tij në çdo njësi, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndaluar sot në Kombinat për të nderuar me çertifikata mirënjohjeje personalitetet e zonës. Veliaj tha se ndihet i privilgjuar që vitin po e mbyll me banorët e kësaj njësie e cila si një prej pikave krysore hyrëse në Tiranë ka bashkuar edhe qytetarë nga të gjitha zonat e Shqipërisë.
“Vërtet ndihem i privilegjuar, i bekuar që e mbyllim këtë vit, një vit të madh pune, një vit të madh angazhimesh, një vit të madh projektesh këtu në “Kombinat”, në një zonë që është porta hyrëse e Tiranës. Sa gëzohem ndonjëherë për të gjithë arritjet që kemi pasur në qytet, aq edhe trishtohem kur dëgjoj vitin 2022 këta të Primareve që thonë, “arritja ime numër 1, është që unë nuk jam i ardhur në Tiranë”. Tirana është sot e të gjithëve. Të gjithë kanë një shans në këtë mini “Amerikën” e vogël të Shqipërisë. Ky qytet nuk ka ecur përpara kur është mbyllur, kur i ka përçarë njerëzit, kur i ndarë në gegë e toskë, në të ardhur e vendalinj, në të krishterë e myslimanë. Ky qytet ditët më të mira i ka pasur kur i ka bashkuar njerëzit, kur i ka fokusuar te puna dhe kur u ka dhënë të kuptojnë se bashkë jemi shumë më të fortë dhe mund të arrijmë gjëra që veç e veç, ne nuk i arrijmë dot kurrë,” tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë tha se kjo javë nisi me vënien në jetë të Teatrit të ri, një prej projekteve më të bukura për Tiranën. “Çfarë jave fantastike për Tiranën! Filluam ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, një ëndërr që e kanë pasur gjithë njerëzit. Teatri i Ri Kombëtar do të jetë mbi 10 mijë m2, disa herë më i madh se ai që kishim. Kishim një teatër që u krijua si “dopo lavoro”, kush jeton akoma në “Kombinat” te pallatet e italianëve, e kupton se për çfarë cilësie bëhet fjalë. Cilësia e punimeve të luftës, të bëra me ngut, me material parafabrikat, me atë tallashin e presuar të shkrepseve të një fabrike në Milano. Ne zihemi akoma për teatër, ne zihemi akoma për stadiume, ne zihemi akoma për unazën te “Astiri”. Nuk shkon kjo,” u shpreh më tej ai.
Veliaj vlerësoi figurat e spikatura të Njësisë 6 për të cilët tha se me kontributin e tyre na bëjnë të ndihemi krenarë të gjithëve.
“Unë besoj që kjo mënyrë e mirënjohjes është edhe një reflektim yni si PS, si njësi, si organizatë, për të thënë sa i kemi njerëzit mes nesh, t’u themi faleminderit, t’i vlerësojmë, t’i përqafojmë, të jemi krenarë për ta, t’u themi bravo ju qoftë, sepse kontributi juaj për qytetin tonë është i paçmuar. Edhe unë besoj që nëse ne fusim këtë lloj kulture dhe nëse i mësojmë që sot fëmijët, të rinjtë, adoleshentët, të gjithë ata që janë le të themi e ardhmja e këtij komuniteti, që ne mirënjohjen, respektin dashurinë, e kemi të panegociueshme si formulë bashkëjetese, si formulë suksesi, si formulë progresi, atëherë vërtetë ditët m