Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Tirana ka filluar të marr “ngjyrat” e festave, ndërsa Bashkia ka nisur vendosjen e zbukurimeve të ndryshme dhe dritave.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket se ka nisur edhe puna për vendosjen e pemës së festave të fundvitit në kryeqytet.
“Mirëmëngjes dhe fundjavë të mbarë”, shkruan Veliaj krahas pamjeve.
Këto zbukurime janë kthyer tashmë në një traditë të bukur, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.