Gerti Shehu, 31-vjeçari i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit, kishte edhe një kanal të tijin në You Tube, ku këndonte si reper. Në një nga videot e publikuara Gerti Shehu, bën sikur reciton, më fjalë që në vetvete nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por që rimojnë.
‘Pa të ardhur pensioni mos rri si barboni, na ndihmoni, mos boni çfarë të doni! Nëqoftëse navigoni, sa të doni, veç kaloni dhe bëni se çfarë të doni! Tani bëhu gati dhe fol si luani, jo te hani, falni e ndihmoni sa tu vihet timoni e t’ju iki presioni! Nuk jam Simoni, se di çfarë doni, mos shani e ofendoni sa t’u vihet mikrofoni!’- shprehet ai duke kënduar.