Në një video-mesazh, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se kishte marrë vendimin e duhur për të mbështetur Ukrainën gjatë vlerësimit të tij të vitit të parë të koalicionit trepalësh, i cili është lënë në hije nga lufta në Ukrainë.
Ai tha se arsyeja pse ata mbështesin Ukrainën është se ata po shohin çdo ditë shkatërrimin e qytetit, mijëra njerëz që vdesin nga bombardimet e Rusisë dhe këtë ata po e bëjnë për arsye humanitare, raportojnë mediat e huaja.
“Sigurisht, ky vit është shënuar para së gjithash nga lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës. Çdo ditë ne shohim shkatërrimin. Çdo ditë ndjekim se sa njerëz bëhen viktima të bombave ruse. Dhe kjo është arsyeja pse ishte e drejtë që ne të mbështesim Ukrainën, financiarisht, për arsye humanitare dhe gjithashtu me armë”, tha Scholz.