Një restorant në Stamboll të Turqisë është shembur dhe ka rënë në ujë, ku raportohet se janë plagosur katër persona. Personat e plagosur janë shtruar menjëherë në spital dhe po marrin kurimin e nevojshëm.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orën 21:00 me orën lokale të Turqisë, mbrëmjen e të premtes. Pjesa e restorantit që është shembur është ballkoni buzë detit. Restoranti ndodhet në në lagjen Bebek. Sipas informacioneve nga mediat turke, personat kanë rënë në det dhe po punohet për shpëtimin e tyre.

Në videot e publikuara shihen njerëz në ujë, duke tentuar të dalin jashtë. Deri më tani nuk dihet shkaku i këtij incidenti, ndërsa mediat turke raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikëses si dhe ambulanca.