“Për mjeshtri të lartë sportive dhe kontribut të madh në ngritjen në majat më të lara të klubit sportiv Flamurtari dhe ekipit tonë kombëtar duke u kthyer në emblemë dhe shembull frymëzimi për sportistët dhe brezat e rinj”, Sokol Kushta u vlerësua më 31 mars të vitit të kaluar me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës”.
Me këtë rast, këtë të shtunë, pas kthimit në normalitet nga “Covid 19”, u zhvillua edhe ceremonia, ku morën pjesë shumë të ftuar, ikona të futbollist dhe sporteve në përgjithësi, autoritet të larta, deputet të Kuvendit të Shqipërisë, miq dhe familjarë të Kushtës.
Në nisje të aktivitetit, është shfaqur një dokumentar me rrugëtimin dhe aktivitetin e legjendës së futbollit vlonjat. Bashkëpunëtorë të Sokol Kushtës, ikona të sportit në Vlorë dhe më gjerë, kanë vlërësuar kontriburtin e futbollistit të shquar vlonjat që mbahet mend nga të gjithë për elemiliminimin e Partizanit të Beogradit nga garat e Kupës UEFA dhe çoi peshë zemrat e gjithë shqiptarëve.
Edhe presidneti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i pranishëm në ceremoni ka vlerësuar kontributin e Kushtës. Gjatë karrierës së tij, Sokol kushta arriti te bënte 322 paraqitje, ndërsa mbetet deri më sot lojtari i vetëm shqiptar i nominuar për çmimin më të madh individual siç është nominimi për Topin e Artë. Kushta është ndër 10 shënuesit më të mirë të Kombëtares Shqiptare.