Ylli i njohur i TikTok, Megha Thakur, ndërroi jetë në moshën 21-vjeçare më 24 nëntor 2022 për shkak të një ataku kardiak e cila erdhi si pasojë e ankthit, dhe se funerali u mbajt më 29 nëntor të këtij viti, raportojnë mediat e huaja. Influencuesja e dashur nga Ontario e Kanadasë u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 24 nëntorit, konfirmuan prindërit e saj në një postim në Instagram.
Në një postim për TikTok-in e saj, Thakur regjistroi veten duke u përgatitur për një ngjarje duke u thënë 931,000 ndjekësve të saj se asaj i pëlqente të veshë gjithmonë diçka që e bën atë ‘të dallohet’, por gjithashtu nuk la pa përmendur edhe përjetimin e ankthit.
“Kam një ankth shumë të keq, i cili u kthye në stres, i cili u kthye në një atak në zemër. Pra, jam marrë me këtë”, tha ajo në video.
Por, shkaqet zyrtare të vdekjes së saj ende nuk janë konfirmuar.
Shumë nga ndjekësit e saj komentonin për autenticitetin dhe aftësinë e saj për të “qenë e vërtetë”, që kishte kontribuar në shtimin e numrit të audiencës.
Disa ditë para vdekjes së Thakur më 24 nëntor ajo postoi një video të vetes duke kaluar mes New York City e cila ka shkruar: “Vetë ti ke në dorë fatin tënd, mos e harro asnjëherë”.
Thakur kishte nisur t postonte në TikTok prej vitit 2019 duke u fokusuar te vetëbesimi, por pranonte se kishte qenë prej vitesh në depresion derisa gjeti forcën dhe vetëbesimin për të cilin njerëzit e ndiqnin aq shumë.
“Kam qenë në depresion prej vitesh, nuk doja të jetoja më. Por duhet të kërkojmë mënyra për të përmirësuar të kuptuarin dhe shëndetin mendor, për të ndihmuar veten dhe të tjerë”, shkruante ajo.
Një fanse tregoi se si Thakur i mësoi asaj se si ta donte veten.
“Jam e trishtuar sepse ndihem sikur bota kishte nevojë për dikë si ajo, ajo ishte vetëm 17-18 vjeç që më frymëzoi mua, një e rritur plotësisht duke më mësuar se si ta dua dhe të kem besim në vete”, ka shkruar ndjekësja.