Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka zbardhur skemën për shpërblimet e fundvitit.
Pas miratimit të dhënies së bonusit prej 5,000 lekësh për pensionistët dhe 6 mijë lekësh për invalidët, Hado tregon kur dhe si do të shpërndahen ato.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai deklaron se shpërblimi i fundvitit dio të shpërndahet nga dita e nesërme dhe merret në të njejtin vend ku shpërndahen pensionet.
“Miratuam dhënien e bonusit të fundvitit prej 5,000 lekë, që do të përfitohet nga 695,101 pensionistë dhe përfitues të kategorive të tjera të skemës së sigurimeve shoqërore, në të gjithë vendin.
Gjithashtu do të përfitojnë 6 mijë lekë kompensim financiarë të gjithë ata persona që trajtohen me pension invaliditeti.
Shpërndarja e bonusit do të nisë së bashku me masën e përfitimit të pensionit nga dita e nesërme, 2 Dhjetor.
Të gjithë ata pensionistë që kanë tërhequr pensionin në datën 1 Dhjetor, mund të tërheqin në vazhdim bonusin aty ku ata marrin rregullisht pensionin e tyre.
Mbetemi të angazhuar për të ofruar shërbimet tona ndaj qytetarëve me korrektësi dhe profesionalizëm”, shkruan drejtori i Sigurimeve Shoqërore.