Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një gjykatë ndërkombëtare, e cila do të gjykojë të gjithë ata që kanë kontribuar në përpjekjet e luftës së Rusisë në Ukrainë, duke theksuar se “nuk ka të bëjë vetëm me udhëheqjen e Kremlinit”, raporton “Kyiv Independent”.
“Kremlini dhe ata që ndihmojnë udhëheqjen në luftën kundër Ukrainës duhet të mbahen përgjegjës, duke përfshirë propaganduesit dhe strategët që ‘imponuan’ ideologjinë e tij në shoqëri. Ne duhet të prezantojmë një gjykatë ndërkombëtare dhe ne do të dëshironim që shumica e vendeve në botë ta mbështesin këtë rezolutë” tha Zelensky në një intervistë me kanalet televizive franceze TF1 dhe LCI.