Sot shënohen 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit.
Pikërisht në Bulevard, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga familjarë të viktimave, anëtarë të qeverisë, deputetë socialist por edhe shumë qytetarë zhvilluan homazhe në nder të 4 të vrarëve, karafila në vendet ku humbi jetën çdonjëri prej 4 protestuesve vendosi Kryeministri Rama, dhe më pas bashkë me familjarët u fut në Kryeministri për një bashkëbisedim me ta.