Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur i bindur në fitoren e opozitës, të paktën në tre bashkitë kryesore.
Tirana, Elbasani dhe Durrësi sipas Metës do të kenë fitore të sigurt, pasi shtoi se po merret edhe vetë.
“Nuk them asnjë shifër të sigurt por me bindje them që opozita do fitojë. E kemi të sigurtë fitoren në Tiranë. Nuk shoh asnjë skenar tjetër veç fitores, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës dhe Elbasan.
I njoh dhe jam përqëndruar edhe vetë. Mundësitë janë për një fitore sa më bindëse. Kandidatët janë super kandidatë.
Janë pikërisht ata që identifikohen me ndryshimin, janë të gjithë figura të reja dhe me integritet të lartë. Krejt ndryshe nga modeli arrogant dhe përjashtues i aktualëve”, u shpreh Meta në një intervistë për emisionin “Quo Vadis”.