Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka publikuar shifrat e prodhimit dhe eksporteve bujqësore shqiptare për vitin që 2022.
Ajo që bie në sy është rritja në vlerë (18.1%) dhe në sasi (15.6%) krahasuar me 1 vit më parë. Vlera totale e eksporteve shkon në mbi 55 miliardë lekë.
“Faleminderit prodhuesve dhe të gjithë zinxhirit tregtues për një vit të jashtëzakonshëm pune, rezistence ndaj veshtirësive, dedikimi dhe progresi, me mbështetje, me konsolidim të tregjeve me të cilat bashkëpunojmë dhe me shtimin e vendeve në rajon, Evropë dhe botë ku prodhimet bujqësore shqiptare konkurojnë denjësisht!
Bashkë për Bujqësinë
Bashkë për Shqipërinë”, shkruan Krifca teksa publikon të dhënat.