Astrologia Meri Shehu tha për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se viti 2023 nuk është optimist. Sipas saj ky vit do të vijë me paqartësi ekonomike.

“Ky nuk është vit kaq shumë optimist në fakt sepse planeti i fatit kalon në dem dhe do merremi shumë me çështjet ekonomike të cilat duke u përplasur me Uranin, kemi tre vjet, ky Urani që kur është futur në dem ka dhënë jo tërmete, jo pandemia. Jo për t’u frikësuar, s’do të thotë gjë, por tani që takohet me Jupiterin, çështjet ekonomike do të marrin një rëndësi dhe ndryshim të madh,” – u shpreh Shehu.
Astrologia shtoi se duhet të kemi vëmendje kur të marrim hapin e parë sa i takon çështjeve financiare.