Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur në lidhje me 21 janarin dhe provat e reja që kanë dalë në lidhje me të.

Manja është shprehur se ka ardhur koha që SPAK të bëjë drejtësi, dhe të marrë nën hetim të gjithë personat e përfshirë.

Në lidhje me ish-kryeminsitrin Sali Berisha, ministri është shprehur se ai për 12 vite me radhë ka deklaruar se protestuesit i vrau garda e republikës që sipas tij mbrojtën kryeminsitrinë nga 4 qytetarë që po qëndronin me duar në Xhepa.

Sipas tij të gjithë personat e dyshuar dhe ata që do të dalin gjatë hetimeve të thirren në SPAK.

Sa i përket kasetës, Manja u shpreh se aty duket qartë se ka pasur një zinxhir komanduaes për të qëlluar.

Manja:

Ora që SPAK të bëjë bëjë drejtësi dhe të marrë nën hetim të gjithë personat e përfshirë.