Liesa Haxhiasllani, shoqja e Kiarës ka folur ditën e sotme në emisionin “Breaking”, në lidhje me rrugëtimin e moderatores në “Big Berother VIP”.

Teksa ka komentuar lidhjen mes Kiarës dhe Luizit, ajo tha se i takon atyre të vendosin për lidhjen e tyre, por nuk mund të thotë nëse këngëtari është i dashuruar me shoqen e saj, edhe pse sipas saj aty ka afeksion.

‘Ajo puthja që ka marrë përmasa të frikshme në portale. Unë thashë që mos ndodhë në atë pikë të lojës, nuk thashë që mos ndodhë kurrë. Se puthet apo jo, kjo është punë e Kiarës dhe Luizit. Ne jemi thjesht njerëz që e komentojmë nga jashtë por pjesa e intimititetit që mund të ndodhë apo jo u takon atyre. Në atë pikë të lojës, mendoj që do hiqte interesin e publikut të lojës.

Është më interesante kjo pjesa tërhiq e mos e këput. Është e tepërt që ra në dashuri që ditën dytë që hyri. Nëse është e vërtetë do zoti kurorëzohet. Ai është një gaforre emocionale, ndërsa Kiara një bricjap i ftohtë. Flasin shenjat në këtë pjesë. Është presion i madh.

Edhe familjarët nuk i njohin banorët sepse presioni i ndryshon. Kiara është ai karakter i ftohtë edhe jashtë. Do kohë të marrë vendime të rëndësishme. Ajo po e mendon në se Luizi është personi i duhur për të. Luizi ka presionin. Nuk mund ta them nëse është dashuri. E shoh që kujdeset për të, i thotë fjalë të ndryshme, por kush jemi ne ta gjykojmë.”- tha ajo.