Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos. Mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre sipas informacioneve të fundit, janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, teksa personat e plagosur janë dërguar në spital.