AKU Tirane, 1’350’000 leke gjoba dhe 420 kg produkte te paetiketuara te bllokuara
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar me monitorimet dhe kontrollet zyrtare në qarkun e Tiranës, në markete, supermarkete, magazinë frigoriferike, Fast-food-e, furrë buke, pastiçeri dhe bar-restorante.
Gjatë ushtrimit të kontrolleve është konstatuar, mangësi në dokumentacionin e importit në kundërshtim me kërkesat ligjore, tregtimin e produkteve ushqimore në mungesë etiketimi dhe implementim të sistemit të vetëkontrollit HACCP. Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vendosën masën administrative me gjobë në vlerën e 1’350’000 lekëve, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 422 kg produkte ushqimore në mungesë etiketimi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do vazhdojë me rigorozitet kontrollet në terren në gjithë vendin, për garantimin e sigurisë ushqimore në mbrojte të shëndetit të konsumatorëve.