Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, ka komentuar nga qyteti i Sarandës nëse do t’i zgjedhë primaret e “Rithemelit”. Alibeaj u tregua i prerë duke u shprehur se është vendosur që Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, duke e cilësuar grupin që ai drejton si forcën më të madhe opozitare në vend.

“Unë kam një detyrim në këtë pozicion që jam si drejtues i Partisë Demokratike, të zbatoj aktet dhe vendimet e strukturave të Partisë. Pak kohë më parë janë mbledhur kryesia dhe kolegji i kryetarëve dhe në këto takime është shtruar pikërisht kjo çështje dhe është vendosur që PD do të futet në zgjedhje.

Në e bëmë një gabim në 2019, leksionet e së cilës të hidhura i morën në 2019. Megjithatë PD, jo thjesht dhe vetëm si simbolikë por si forca kryesore e opozitës nuk mund t’i shmanget procese zgjedhor”, ka thënë ndër të tjera Alibeaj.