Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj nuk tërhiqet dhe ka zgjedhur 2 kandidaturat më të cilatë do të garojë në zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për Pranvera Rizain në Patos dhe Klomentina Drini në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Drini ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes. Gjatë viteve të fundit Drini ka qenë në pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private, por dhe në administratën lokale. E ndërsa, Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh, Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos.