Shtetet e Bashkuara “qëllimisht po përpiqen të na shkaktojnë një disfatë strategjike”. Kështu ka shkruar ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, në kanalin Telegram. Diplomati rus thotë se Uashingtoni “i jep dritën jeshile përdorimit të ndihmës amerikane për të sulmuar Krimenë”.

Sipas Antonov, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të furnizojnë Ukrainën me tanke, do të ishte një tjetër provokim flagrant kundër Rusisë”.

Nga ana tjetër, Moska thotë se ushtria ruse do të shkatërrojë tanket M1 Abrams të prodhuar nga SHBA dhe pajisje të tjera ushtarake të NATO-s nëse dërgohen në Ukrainë.