Kreu i grupit Parlementar në Partinë Socialiste Taulant Balla u shpreh se do të diskutojnë me opozitën në lidhje me miratimin e Amnistisë Fiskale. Sipas Ballës kjo gjë i bën mirë vendit.

‘Duhet që dialogu politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, nuk duhet parë si tradhti e njërës palë dhe palës tjetër që dialogon negocion imponohet tek mazhoranca për çështjet e integrimit të BE. Duke e konsideruar vitin 2023 si vitin e parë të plotë të përgatitjes dhe fillimit të bisedimeve për negocimin e marrëveshjes na duhet të kuptojmë që edhe opozita ka rolin e vet të rëndësishëm. Duhet tu them se janë bërë ndryshime të rëndësishme qoftë në rolin që luan komisionin për Çështje Evropianë, e gjithë filtrimit të legjislacionit që lidhet me çdo politikë të BE-së.’- u shpreh Balla

Balla po ashtu nënvizoi se Kuvendi ka nevojë për një Reformë të Thellë.

‘Ku vendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë. Është e pamundur që procesi i punës të realizohet me 8 komisioni. Është e pamundur të zhvillohet një mbledhje komisioni me 20 anëtarë duhet ët ulim numrin e anëtareve në komisione. Ligji për komisionin parlamentare është i vjetër sa që edhe rregullorja bie ndesh me to.’- u shpreh Balla.