Anonymous dhe grupe të tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të qeverisë serbe. Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në ‘shkallë të plotë’ si pjesë e fushatës #OpSerbia. Sipas Tëeet-it të fundit të Anonymous, më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit, shkruan KosovaPress.
“JUST IN: Kolektivi #Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e kolektivit Anonymous. Kujtojmë që pak ditë më parë grupi i hakerave “theu” uebfaqen e ushtrisë serbe. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Anonymous i dërgoi një mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke e quajtur fashist.
“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, thuhet në mesazhin e tyre.