Arben Meçe hoqi paralale mes protestës së 21 janarit 2011 dhe protestës së 2 prillit 1991 në Shkodër.

“21 janari ka edhe një element të rëndësishëm goditja është bërë në zbatim të një skenari që vrasja është bërë nga brenda, ashtu si më 2 prill. 21 janari nuk është vrasje e pavullnetshme.

Duhet të merret si provë edhe eksperimentimi shkencor” u shpreh Mece, ndërsa foli për tre prova për të cilat duhet hetuar mbi 21 janarin e 2011

“Regjistrimet, eksperimenti shkencor si edhe shpërndarja e qytetarëve të vrarë, që mund të them personi që ka qëlluar ndodhej nga sipër, nga poshte nuk godet. Është një person i vetëm, zotëron snajper. Të gjithë këto argumente futen ne analizën e debatit politik, pse nuk u zbulua.

I gjithë opsioni që u bë publik ra në 11 të natës, kur ishte përgatitur arrestimi i disa personave. Gjithë kjo skemë u godit nga regjistrimi që ka nxjerrë Artan Hoxha. Ajo rrëzoi skenarin për vrasjen të protestuesve nga turma.

Në demokraci cdo vrasje që bën shteti ndaj qytetarëve zbardhet. Vonë ose shumë, por zbardhet. Është vepër penale që nuk parashkruhet.

Ka të tjera regjistrime, server që është asgjesuar në kryeministri ka kopjen e vet. Demokracia nuk funksionon ku dikush thotë ligjet I bëj unë. Faktori shqiptar lë gjurmë në të gjithë partnerët tanë.

Nuk thotë kot Amerika je non grata, ka shumë prova për të vërtetuar pse. Je urdhërdhënës për vrasjen e qytetarë. Është vula më e errët e ish kryeministrit, dhe ai do mbajë përgjegjësi për këtë punë.

Nëse regjistrimet vërtetojnë një provë, kaq ka vlerë ky regjistrim. Provë për rifillimin e cështjes. Prokuroria e deri djeshme ka qenë një instrument që Sali Berisha i lanë barrë për të mbrojtur pushtetin e tyre. Por sado ta okuposh pushtetin vjen përsëri riciklimi i politikës. Kjo ngjarje do të zbardhet, rikthimi i regjistrimeve tregon se provat ekzistojnë.” -u shpreh Meçe në studion e ABC News.