Pas 30 vitesh në arrati sot është vënë në pranga bosi i mafies italiane, Matteo Messina Denaro, i cili është edhe djali i bosit të vjetër të mafies aleat me Toto Riina.
Mediat italiane raportojnë se në vitin 1993 Matteo Messina Denaro i kishte shkruar një letër të dashurës së tij në atë kohë, ku ndër të tjera i thoshte se “do të dëgjoni për mua”. Nga ai moment, ai u zhduk për të arrestuar 30 vite me vonë.
“Do të dëgjoni për mua – i shkruante ai, duke lënë të kuptohet se ishte i vetëdijshëm që menjëherë pas kësaj emri i tij do të lidhej me gjakderdhje të rëndë – ata do të më pikturojnë si një djall, por të gjitha janë gënjeshtra”, i kishte shkruar Denaro të dashurës, raportojnë mediat italiane.
Messina Denaro ishte bosi i fundit i mafias italiane të nivelit të lartë që ende kërkohej. Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite.
Sot ai u kap, duke i dhënë kështu fund arratisjes së tij dhjetëvjeçare. Arratisja e tij ishte e njëjtë me ato të aleatëve të tij besnikë Totò Riina, i cili u shpëtoi prangave për 23 vjet dhe Bernando Provenzano, i cili arriti të shmangte burgun për 38 vjet.