Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë me dije se do të ndryshojnë ligjin për Komisionet Hetimore.
Po ashtu theksoi se asnjë shkresë e firmosur nga Sali Berisha nuk do të merret parasysh. Balla ftoi të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për Avokatin e Popullit ndërsa shtoi se opozita e pati kohën për të bërë propozime.
“Është Firma, nënshkrimi i një personi të shpallur non grata nga SHBA. Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi. Në këto 2 vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se ishte me firmën e non gratës, edhe kërkesa të tjera duhen refuzuar me patjetër.
Unë po flas për shkresë, për kërkesë, jo për bakllava. E vërteta është që zotërisë në fjalë, çdo lloj kërkese i është refuzuar në aspektin formal.
Te kjo fazë jemi sot, por më e rëndësishme është një element tjetër. Në dhjetor të këtij viti, kushtetuesja i dha të drejtë mazhorancës për një komision hetimor. Kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për t’i propozuar por kjo s’do të thotë që s’kemi të drejtë t’i shqyrtojmë.
Kuvendi të adresojë në mënyrë urgjente të gjitha vendimet e Kushtetueses në 20 vitet e fundit. Ligji flet për shqyrtim nga ana e Byrosë së Kuvendit. Ne do të kemi mundësinë të ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore, të kemi një komision për adresimin e ndryshimeve. Kuvendi duhet të respektojë vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Balla.