Nga Agron Gjekmarkaj
Nuk ka një vend të dytë në Europë që ta ketë zhvleftesuar fjalen politike aq sa vendi ynë. Dendesia e akuzave ka një frekuencë të pakapshme nga çdo lloj sizmometri.
Ashpersia e tyre është e pakonkurrueshme. Aktoret janë gjithmonë të njëjtet. Çdo risi bëhet e vjeter. Çdo i ri konformohet. Secila prej betejave duket e gabuar. Çdokush ndihet gjykates dhe verdikti nuk arrin kurrë. Ai rri pezull ne ajer si zemerin i cili rralle herë perdoret mire.
Vertetesia e peson gjithmonë. Gjuha si vershim ujerash të zeza i bën të gjithë pis. Në të njejten kohe sherben si strategji relativizimi që asgjë të mos merret seriozisht.
Gjithesa ndodh e largon qytetarin nga politika. Bemat i heqin atij respektin dhe besimin ndaj e në të. Ato i bëjnë ta shohin shtetin si armik, si strehë shushunjash , politikanin si pufte!
Në bazë të interesit personal gjykohet tjetri. Nga frengjia e tij therritet per ndihme, per beteje, per kauze. Nëse e pranon thirrjen je mik, je shok, je vlere nese jo je i perdorur, i shantazhuar, i kapur prej dikujt dhe per diçka. Kur nuk rreshtohesh si ushtar je me i zi se djalli, kërmë per urinë e një turme të manipuluar.
Çdo njeri bën si lojtar duke e menduat tjetrin me pak të mençur ose leshko që mund t’ja hedhesh ore e çast.
Insinuata mbreteron si zogu në qiell.
Flitet per parime, per etike per moral kur e gjitha është një tautologji në sherbim të vetes. Keshtu thanë per ty e ndien çdo ditē si gjysem e vertete ose deshire për të perdorur ndaj tjetrit. Hilja, inati, shfrimi janë karburanti i motorreve të urrejtjes. Po njerzit, qytetaret ku janë ketu ? Askund ! Ata duhen per gjyle në topat të cilet qellojnë pa pushim mbi murin pengesë per ambicjen. Si pergjigjen ata? Shumë ikin larg pa kthim. Mjaft sish bëhen indiferent. Disa shtojne perbuzjen. Një pjesë radikalizohet, rreshtohet do të mbajë çka me çdo mjet, të tjerë të rimarrin ç’paten. Peshtyma e tyre bie mbi atë qe ecin rruges per mes indiferente duke respektuar veten e tyre. Vendi herë pas herë kercenohet me të dridhura për të mbrojtur vlerat e tij më të mira apo për të mposhtur të keqen hajde gjeje.
Në gerxhe degjohet jehona “në ato maja rripa rripa herë ma hipe e herë ta hipa”!