Botuesi i gazetës Tema, Mero Baze ka komentuar një fotografi të shpërndarë nga Fatmir Mediu me Kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy, të cilin duket qartë që e ka kapur në një restorant duke ngrënë me veshje sportive.
Duke ironizuar foton me Kevin McCarthy, Baze e paralajmëron këtë të fundit se mund ta pësoj për lidhje me një mafioz nëse Mediu dënohet në Shqipëri.
Në një postim në Facebook Baze shkruan: “Fatmir Mediu është marrë i pandehur ne Shqipëri për një vepër penale qe parasheh deri ne gjashtë vite burg. Ai është nën akuzë për një histori korruptive në Gërdec, nën lobimin e djalit të ish kryeministrit Sali Berisha ku si pasojë e arrogancës dhe mos respektimit të ligjeve u vranë 26 qytetarë dhe u plagosën 300 të tjerë.
Ai tani ndan kohën mes Tiranës dhe Uashingtonit. Sapo del nga SPAK ikën bën një foto në SHBA me kë i del përpara. Sot ka postuar foto me xhupa me Kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy. Shpresoj mos ta ketë gjetur duke bërë vrap.
Por nëse pas disa muajsh ky njeri dënohet për shpërdorim detyre, Kevin McCarthy do të jetë “nën akuzë” se ka mbështetur një zyrtar të korruptuar shqiptar ti shpëtoj burgut. Natyrisht sipas kritereve të opozitës Mediut në Shqipëri.”