Kreu i PS-së, Taulant Balla ka komentuar kthimin e ligjit për dekoratat nga ana e presidentit Bajram Begaj. Pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se do ta shqyrtojnë dekretin e Presidentit dhe do të marrin parasysh çdo rekomandim nga ana e tij.

“Dekreti i presidentit do të shqyrtohet me vëmendje dhe natyrshëm që do të konsultohemi me presidencën, mbi ato konstatime dhe për të adresuar sa të kemi mundësi një pjesë të rekomandimeve. Ky është presidenti normal, që sjell rekomandime, është në të mirën e parimeve check and balance mirë është që t’i shqyrtojmë. I kam kërkuar Bushkës të fillojmë konsultimet me presidencës dhe nëse do gjejmë çështje që duhen adresuar, pranohet dekreti dhe bëhen ndryshimet në ligj”, tha Balla.