Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku do të bëhet një analizë së gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023. Në hyrje të mbledhjes Presidenti Begaj tha se viti që lamë pas ishte një vit i vështirë dhe sfidues, ndërsa sulmi kibernetik nga Irani ka shkaktuar probleme në infrastrukturat dixhitale. Begaj foli edhe për tensionet e krijuara pak javë më parë në veri të Kosovës, për të cilat tha se Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial të saj. Presidenti Bajram Begaj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka folur edhe për tensionet e krijuara pak javë më parë në veri të Kosovës. Begaj tha se Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial të saj.
“Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshëmrisë dhe integritetit territorial të saj. Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike. Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, tha Begaj.