Ish Papa Benedikti XVI, i cili ndërroi jetë në moshën 95-vjecare, do të përcillet për në banesën e fundit këtë të enjte. Prej 3 ditësh janë mbajtur homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, dyert e së cilës u mbyllën mbrëmjen e së mërkurës.

Sot, arkivoli do të çohet nga bazilika në Sheshin e Shën Pjetrit dhe mesha mortore do të fillojë më pak se një orë më vonë. Funeral ii tij do të drejtohet nga Papa Françesku. Benedikti kishte kërkuar që funerali të ishte sa më i thjeshtë. Pavarësisht kësaj, disa aspekte do të jenë të ngjashme me atë të një pape në fuqi, duke përfshirë një varrim me tre arkivole.

Trupi i Papa Benediktit do të vendoset në një arkivol tradicional prej druri. Më pas do të çohet në sheshin e Shën Pjetrit, ku Papa Françesku do të kryesojë meshën, me lexime në gjermanisht, italisht, arabisht, portugalisht dhe frëngjisht. Në fund të shërbesës, Papa Françesku do të spërkasë arkivolin me ujë të shenjtë. Pas varrimit, trupi i Benediktit XVI do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit për një shërbim privat. Këtu do të vendoset brenda një arkivoli zinku përpara se të futet në një arkivol më të madh prej druri.

Benedikti më pas do të varroset në një varrezë të gjerë nëntokësore nën bazilikën, e njohur si Grottoes e Vatikanit, ku janë varret e disa papëve.

Ai ndërroi jetë natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare , pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Papa Benedikti XVI drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet. Në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen pas 6 shekujsh që nga Gregori XII në vitin 1415. Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan’.
Pas ‘rëndimit të papritur për shkak të moshës’ në natën mes të martës dhe të mërkurës, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve “një lutje të veçantë për Papa Benediktin”, i cili mbante titullin “Emeritus” pas dorëheqjes.