Sali Berisha insiston se në akt akuzën për ish zyrtarin e lartë të FBI-së ishte e qartë përfshihet se si ‘Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD” kur këtë e drejtonte Lulzim Basha. Sipas Berishës, Basha e ka rastin për të folur por nuk e bën se nuk e ka përgjegjësinë. Megjithatë thotë me bindje se rusët kanë shpërndarë para në Shqipëri.
“Nëse ka njeri që ka mohuar dosjen ruse në mënyrën më të fuqishme dhe të përsëritur ka qenë Sali Berisha. Për 4 vite kam hedhur poshtë në mënyrë absolute burimin rus. Në prill të vitit 2022, deklaron Lulzim Bashës se ke futur duart thellë në xhepat rusë ndërkohë ndërhyn me Ëngjëll Agacin në mënyrën më të fuqishme e bllokon hetimin, dosjen. Nuk e con dosjen në Gjykatën e Lartë në dhunim të ligjit.
Më tutje, e kam denoncuar sepse ju më keni dëgjuar të flas për peng Basha. Kjo ishte ta marrësh peng me dosje. Më pas më erdhën mesazhe nga bashkatdhetarët në SHBA që më deklaruar se s’kanë dhënë asnjë qindarkë për Nick Muzin por kanë firmosur siç i kanë dhënë për të ndihmuar PD dhe janë të gatdhëm të deklarojnë në Prokurorinë e Tiranës. I kam kërkuar Lulzim Bashës të deklarojë burimin e parave. Doli raporti që citonte në mënyrë direkte PD. Lulzim Basha e mohoi në mënyrë të kategorike, kam kërkuar që të bëjë publik burimin e parave, përndryshe mbetet variant i padiskutueshëm. Në këtë mënyrë ti pavarësisht se mund të kishte shkelje ligjore, po cliroheshe nga një barrë e madhe që e kishe detyrim. Basha as sot nuk e ka bërë këtë. I është thënë në cdo rast dhe pasi ka dalë raporti që të tregojë burimin. Nëse thua s’kam marrë kurrë, atëherë trego ku i ke marrë.
Shumë pyesin por çfarë iu desh Edi Ramës? Iu desh për ta marrë peng me dosje. Dosja për financimin, hetim i turpshëm shkoi në Apel, nuk e lejoi Rama të shkojë në Gjykatë të Lartë dhe i tha të shpëtoj unë tani. Lulzim Basha ka rastin të thojë që paratë nuk i kam marrë nga rusët por nga ky burim. E sigurt është që rusët kanë shpërndarë para, ka marrë apo jo Basha le ta thojë vetë”, tha Berisha.