Në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit koalicioni i Berishës dhe Metës nuk do të kenë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit pasi ia kanë lënë zonë të lirë PBDNJ-së së Vangjel Dules.

Në këto tre bashki PBDNJ ka përcaktuar kandidatët. Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës, Thanas Maneka për Dropullin. ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo. Kujtojmë se PD e Berishës zhvilloi procesin e primareve në të gjithë vendin, më përjashtim të 4 bashkive, Himarë, Finiq, Dropull, e Pustec.

Pak javë më parë Kryeministri grek zhvilloi një vizitë në Himarë dhe Berisha e ka cilësuar absurde vizitën e Mitsotakis duke thënë se Himara kurrë nuk ka qenë greke. Sipas tij himariotët kanë dergjur gjak për identitetin e tyre shqiptar.

Por në fakt duhet thënë se në Himarë Sali Berisha nuk zhvilloi primare në Bashkinë e Himarës duke ia lënë atë zonë të lirë pikërisht partisë së minoritetit grek, PBDNJ-së. I pyetur në lidhje me këtë,, Berisha u mungua ta justifikojë me ‘arsyetimin’ se sipas tij PBDNJ është parti kombëtare dhe jo greke.