Ish kryeministri, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat. Ai tha se pavarësisht se nuk donte të ulej me Ramën, e kishte detyrim ndaj qytetarëve që të përballej në një debat me të.

“Në këto zgjedhje ata janë të tmerruar, e kanë humbur betejën pa filluar. Të vijë Edi Rama në debat me mua, të dalë pak t’i tregoj sesa i vlen lëkura dhe mendja e tij. E ftoj në debat, pavarësisth se nuk dua të ulem me të por detyrimi ndaj qytetarëve ma imponon”- u shpreh Berisha.