Për herë të parë në historinë e Amerikës, presidenti aktual Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump janë të dy nën hetim nga prokuroria.

Republikanët në Kongresin amerikan nuk kanë vonuar për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë demokratëve, duke nisur një hetim ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë për dokumentet sekrete të gjetura në garazhin e shtëpisë dhe në zyrën jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Republikanët pyesin nëse djali I Bidenit, Hunter, kishte akses në ndonjë prej dokumenteve sekrete qeveritare amerikane.

Në letrën e tyre për Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland, republikanët në Komitetin Gjyqësor të Kongresit kërkuan të gjitha dokumentet dhe komunikimet midis FBI-së, Shtëpisë së Bardhë dhe avokatëve të Bidenit.

Beteja politike në SHBA është e ndezur, teksa vitin tjetër amerikanët do të drejtohen për tek kutitë e votimit për te shprehur vullnetin e tyre.

Deri më tani, Biden dhe Trump shihen si kandidatë, edhe pse janë të dy nën hetim si nga prokuroria ashtu edhe nga kongresi amerikan.