Nga Alban Daci/
Big Brother nuk është program që e kanë shpikur në Shqipëri, por këto të fundit e kanë kopjuar dhe e kanë sjellë sipas formatit tonë shoqëror!
Pastaj nëse kalojmë në dimensionin Vip edhe kjo është një çështje tjetër! Vip është një fjalë abstrakte tashmë edhe në shoqëri më të përparuara se e jona, por ju garantoj se kjo fjalë ashtu si shumë fenomene të tjera sociale edhe në Perëndim ka pësuar transfirmime të dukshme duke devijuar nga origjina e saj.
Ju garantoj se edhe në programet e tjera të vendeve të tjera shoqërore nuk do të gjeni atë nivel që keni të paktën në imagjinatën tuaj!
Majde edhe cilësia e pjesëmarrësve është e njëjtë me ato të Big Brotherit tonë! Nëse mendoni se në një program si Big Brother do të gjeni njerëz me çmime Nobel e keni shumë gabim, sepse këta të fundit e kanë shumë të shenjtë kohën e tyre e po ashtu shumë të kushtueshme që një program i tillë nuk i paguan dot!
Mendoj se ka një perceptim të gabuar në lidhje me këtë program e sidomos në Shqipëri, sepse në fakt kjo është thjeshtë një lojë e disa dinë të luajnë e të aktrojnë e disa të tjerë jo!
Këto programe janë në fakt reflektimi i shoqërisë dhe kohës ku ne jetojmë!
Në vende të zhvilluara njerëzit kanë pak kohë të shikojnë televizion dhe ky format klasik që ishim mësuar të njihnim është në një krizë të thellë e për t’i mbijetuar kohës është i detyruar të transformohet në programe të kësaj natyre që më shumë ngjajnë me socialet e internetit sesa me atë media klasike që jemi mësuar që kur televizioni u bë një media klasive e masive vizive!
Big Brother është asgjë më shumë sesa ajo që ndodh në kafene, rrugë, punë e ndoshta edhe nëpër familjet! Pra, me të mirat apo të këqijat e tij, ai e zhvesh shoqërinë tonë duke dëshmuar shumë të vërteta ekzistuese që në jemi në luftë me kohën e me veten për t’i mos i pranuar!
Dialogët, fjalori, të sharat, filtrimet, ngacmimet e zënkat e Big Brother janë po të njëjtat që përdorim ne në jetën e përditshme jashtë telekamerave!
Shikoj kritika e moralizma kundër aktorëve të Big Brotherit sikur ky i fundit të ishte një program edukues ose moralizues!
Në fakt ky program nuk ka atë qëllim, por marketing dhe vetëm marketing si një tentativë e dëshpëruar për të shpëtuar krizën e televizionit në kohën ku jetojmë!
Kemi studio të një formati shumë më serioz në pamje të parë, por që në përmbajtje dhe në dialektikë nuk kanë asnjë ndryshim me Big Brother! E gjithë shoqëria jonë sot është një Big Brother. Madje edhe politika jonë ose cilësia e institucioneve tona është një Big Brother!
Shumë që nuk kanë kohë ta shikojnë Big Brother, por ata që kanë kohë ta shikojnë përmes ekranit nuk janë ndryshe nga ai!