Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për qeverisjen e Edi Ramës dhe mandatin e tij të tretë.

Fevziu deklaroi se Rama ka sot në zotërim të gjithë pushtetet, por shtoi se nuk mund ta quajë atë një autokrat.

“Mendova se Rama do ta kishte të vështirë, por opozita ia ka bërë të thjeshtë! Jemi në mandatin e tretë të qeverisjes së Edi Ramës. Është politikë e personalizuar, që pas ndryshimeve të 2008. Rama, mendohej se do të ishte mandati më i vështirë, por po kalon më lehtë, për shkak të problematikave dhe kaosit të brendshme të opozitës.

Mazhoranca qeveris nëpërmjet njerëzve kryesisht jo politikë. Ministrat janë pa ndonjë personalitet. Rama ka një qetësi edhe në ato institucione që pati probleme, siç ishte presidenca. Rama kontrollon për momentin të gjithë pushtetet.

Fjala autokrat është fjalë shumë e madhe dhe nuk dua të hyj aty. Edi Rama ka nën kontroll dhe dominon pjesën më të madhe të institucioneve politike. Nuk mendoj se dominon opozitën.

Për drejtësinë nuk di të them, është më e koklavitur, sepse te drejtësia kanë dorë edhe ndërkombëtarët. Nuk është aq e lehtë sa duket. Për mua, drejtësinë do ta kishte më kollaj pa reformën në drejtësi”, tha Fevziu.