Spartak Braho deklaroi se me thirrjen për revolucion kundër qeverisë Sali Berisha tregon se është i papërgjegjshëm, por edhe i rrezikshëm pasi nxit njerëzit në aventura.
Sipas Brahos, Berisha nuk mund ta marrë pushtetin me revolucion, por vetëm me vota e zgjedhje.
“Berisha është i marrë! Çfarë revolucioni do?! Pushteti merret me vota, me zgjedhje. Tentoi të bënte revolucion në ‘98 dhe iku me bisht në shalë.
Do djegë, do shkatërrojë? Ta provojë një herë! Berisha do t’i japë zemër trumës, por s’e lejon njëri të bëjë revolucion Berisha. E keni parë sa ka mbledhur Berisha, 10 mijë vetë, por jo kushtet për revolucion.
Me këtë kërkesë tregon se është i papërgjegjshëm, por edhe i rrezikshëm se hedh njerëzit në aventura. Turma kur del nga kontrolli i bën keq vetes dhe vendit”, tha Braho në një intervistë për Euronews Albania.