Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës “Louis Vuitton”, është dizenjuar me motive të flamurit shqiptar.

“Flamuri më i bukur në botë”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndan foto të çantës së re “Louis Vuitton”.

Disa ditë më parë, marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me motive të flamurit shqiptar, ku dallon qartë shqiponja dykrenare në fushën e kuqe, e cila ka filluar tashmë të shitet në internet.