Avokati Idajet Beqiri deklaroi se në protestën e 21 janarit të vitit 2011, ishte në vijën e parë me Edi Ramën, i cili asokohe ishte kryetar i opozitës me Spartak Ngjelën e disa figura të tjera politike.

Beqiri u shpreh se policia i mbyti protestuesit me gaz lotsjellës dhe kjo solli dhunë nga ana e tyre. Ndër të tjera, avokati u shpreh se me Ramën e disa figura të tjera politike u mblodhën në një lokal para fillimit të protestës, ku situata ishte mjaft e qetë, madje ata flisnin në telefon me Nikollë Lesin, i cili ishte zv.ministër i Kulturës në qeverinë e Sali Berishës.

“Kam qenë me Spartak Ngjelën në vijë të parë. Me Paskal Milon, me Skënder Gjinushin, me Edi Ramën. Edhe me Nard Ndokën, ishte me ne atëherë. Policia i mbyti protestuesit me gaz lotësjellës.

Si i nxorri mish për top? I nxorri atje të flisnin për votën e lirë. Ke zv.kryeministër një person që 700 mijë euro i mori dhe i vodhi, e panë të gjithë shqiptarët. Nuk dal unë për mish për top, edhe shqiptarët.

Ne u mblodhëm te lokali para parlamentit. Situata ishte e qetë, një situatë, kur them humori, kam parasyush faktin që Nikollë Lesi ishte me partinë e Saliut dhe ata flisnin në telefon me Nikollën”, theksoi ai.