Shkencetarët thonë se bërthama e Tokës ka ndaluar se rrotulluari dhe tani po ndryshon kah. Sipas shkencëtarëve bërthama e planetit tonë përbëhet nga një shtresë e jashtme e metalit të lëngshëm dhe një bërthamë e brendshme prej metali të ngurtë që është rreth 70 për qind e madhësisë së Hënës.
Në përgjithësi besohet se bërthama rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës kur shikohet nga Poli i Veriut, si pjesa tjetër e planetit Tokë.
Por një studim që analizon të dhënat e valëve sizmike, gjatë 60 viteve të fundit nga studiues në Universitetin e Pekinit në Kinë, ka arritur në përfundimin se rrotullimi i bërthamës ndaloi rreth vitit 2009 dhe më pas rifilloi në drejtim të kundërt.
“Ne mendojmë se bërthama, në lidhje me sipërfaqen e Tokës, rrotullohet në një drejtim dhe më pas në tjetrin, si një lëkundje”, thanë autorët e studimit Xiaodong Song dhe Yi Yang, shkruan Euronews.next.