Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se këtë vit është parashikuar binjakëzimi i akademisë së policisë me shtetin italian. Çuçi thekson se ky projekt është shumë premtues sa i përket cilësisë të policisë së ardhshëm. Ministri gjithashtu deklaroi se do ndërtohet një njësi e përbashkët speciale për kontrollin detar.

“Kemi parashikuar krijimin e një njësie të përbashkët speciale të kontrollit detar. Kemi parashikuar buxhet për blerjen e pajisjeve do jenë 40 motra uji. Gjatë periudhës së turizmit do patrullojë më prezentë në brigjet e Shqipërisë për më shumë siguri. (…)

Do kemi bashkim të akademisë italiane me tonat. Pra duke ndryshuar kurrikulën, ne do të nxjerrim policë me kualitetin e policisë italiane. Ëshë një projekt shumë premtuese. Ngritja do jetë një akademi evropiane. Kemi krijuar një strukturë të posaçme që ja dedikojmë sportistëve më të mirë që të trajtohen me dinjitet që të kenë grada të larta në policinë e shtetit.”- u shpreh Çuçi.