Në Fletoren Zyrtare janë publikuar datat për provimet e maturës të cilat do të zhvillohen gjatë vitit 2023.

Referuar njoftimit, datat për provimet e Maturës Shtetërore 2023 do të jenë si më poshtë:

a) Gjuhë e huaj: 1 qershor 2023;
b) Gjuhë shqipe dhe letërsi: 7 qershor 2023;
c) Matematikë: 13 qershor 2023;
d) Provimi me zgjedhje: 19 qershor 2023.
Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.