Dy nga banorët e Big Brother Vip Albania kanë debatuar ashpër me njëri tjetrin në prag të ndërrimit të viteve teksa bëheshin gati për shfaqjen.

Kanë qenë aktori Gent Hazizi dhe moderatori Ronaldo Sharka të cilët janë përfshirë në diskutim me njëri tjetrin teksa ky i fundit po fliste me Tean.

Genti: “Mendon se kopjoj njeri unë?”

Ronaldo: “Jo. Mos ma shkel syrin”.

Genti: “Quhem Gent Hazizi unë. Nuk kopjoj askënd”.

Genti i ka kërkuar më pas Ronaldos që mos ta përmendë emrin e tij, pasi është i tensionuar para shfaqjes.