Sapo akrepat shkuan 00:00, shpërtheu spektakli i fishekzjarrëve në mbarë botën. Atmosfera festive nuk mungoi askund ndërsa sheshet kryesore të të gjitha qyteteve lajmëruan ardhjen e Vitit të Ri 2023.

Më poshtë, fotografitë më të bukura të festimeve në mbarë botën të magjisë së fishekzjarrëve shumëngjyrëshe që dhuruan spektakël për të gjithë qytetarët. Të parët që priten ndërrimin e viteve, si gjithmonë ishin banorët e ishullit Kiritimati që uruan njëri-tjetrin.

Në shumë qytete të botës, nga Evropa në Azi, ky vit u prit pa kufizime nga Covid-19 ndaj mund të konsiderohet ndryshe si viti i lirisë. Në Wuhan, ku doli rasti i parë nga koronavirusi, u festua për herë të parë shfaqja e ndërrimit të viteve pa kufizime.

Qytetarët u mblodhën në rrugë duke hedhur mijëra tullumbace në ajër. Ndërsa në Brazil u kujtua ‘Mbreti’ i futbollit, Pele, i cili u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Edhe në Shqipëri nuk mungoi spektakli. Në Tiranë u dhurua një koncert për të gjithë qytetarët ndërsa sheshi u mbush plot me qytetarë që e shihnin nga afër atmosferën festive.

FOTO: Bota mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! Ja festimet qytete të ndryshmeFOTO: Bota mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! Ja festimet qytete të ndryshme

FOTO: Bota mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! Ja festimet qytete të ndryshmeFOTO: Bota mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! Ja festimet qytete të ndryshmeFOTO: Bota mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! Ja festimet qytete të ndryshmeFOTO: Bota mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! Ja festimet qytete të ndryshmeFOTO: Bota mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! Ja festimet qytete të ndryshmeFOTO: Bota mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! Ja festimet qytete të ndryshmeFOTO: Bota mirëpret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarresh! Ja festimet qytete të ndryshme