Fundi i kapitullit politik i vitit 2022, u mbyll me një debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mes mazhorancës dhe opozitës.

Teksa pritet që kjo çështje të flitet edhe në seancën e sotme plenare të Kuvendit, i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar, Taulant Balla është shprehur se fakti që opozita nuk i qëndroi propozimit të tyre, tregon që s’është serioze. Balla është shprehur se vendi ynë ka nevojë për një Avokat Populli jo avokat partie, duke ironizuar propozimit të PD-së të Alibeaj.

“Propozimi nuk mund të jetë ekskluzivist. Fakti që opozita nuk mbështeti kandidaturat që i paraqiti vetë, tregon që nuk respekton kandidatët që sjell vetë. Mënyra më e mirë do ishte kur opozita propozon një numër, 4 ne zgjedhim 2, dhe ne biem dakord për ata të dy. Por, fakti që opozita u soll në mënyrë të papërgjegjshme, bojkotoi procesin e votimit të kandidatit të propozuar nga ata, na bëjnë të kuptojmë që opozita s’është serioze. Pra, mendoj që procesi i shpalljes së interesit do jetë një proces i hapur dhe i pandikuar.

Na duhet një Avokat Populli jo avokat partie, atëherë ne shkojmë në dialog me opozitën. I kanë votat këta? Nuk i kanë, se duhen dhe votat e mazhorancës.”- tha Balla.