Libri i shumëdiskutuar autobiografik i Princit Harry u botua më në fund, me hollësi të reja mbi sherret e brendshme në radhët e familjes mbretërore britanike, pohime-bombë mbi marrëdhëniet mes anëtarëve të saj si dhe përshkrime të mënyrës sesi u dashurua me të shoqen, Meghan Markle. Pjesa e parë e këtyre kujtimeve megjithatë, duket se është ajo që i intereson më shumë publikut britanik. Shumë detaje nga libri i titulluar “Spare”, janë raportuar tashmë, por kureshtarët do të kenë mundësinë të marrin në dorë dhe një kopje të kujtimeve të princit, që ofrojnë një rrallë e më të drejtpërdrejtë mbi një familje të copëzuar nga mosmarrëveshjet dhe mosbesimi. Mjaft britanikë u dyndën nëpër dyqane për të blerë “Spare”, madje Chris Imafidon, kryetar i një organizate bamirëse arsimimi, rrëfeu se kishte blerë tre kopje në Londër. Libri që tani renditet si një nga best-sellerët e Amazon në website-t e kompanisë në SHBA, MBretërinë e Bashkuar dhe Kanada. Edhe pse shpesh përdor tone të ngrohta për familjarët e tij, vecanërisht gjyshen, mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II, Harry përshkruan nga ana tjetër prishjen e marrëdhënieve me vëllain e tij më të madh, Princin William, dhe ngërcin me babain, Mbretin Charles III. Ai nuk lë pa shpotitur edhe kunatën, Kate Middleton, ndërsa akuzat më të forta ia drejtoi njerkës, Camillës, duke thënë se bashkë me të vëllanë i ishin lutur të atit që të mos martohej me të e po kështu doli me pretendimin se bashkëshortja e monarkut qëndronte pas disa artikujve mediatikë, të shkruara në kurriz të Meghanit.
Del libri ‘bombë’ i Harry-t/ “Shkundet” familja Mbretërore!
Përfundon numërimi për zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje fiton shumicën e votave!
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të 95.19% të votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur...
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë
Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë. Dinamovitët triumfuan 1-3 ndaj Egnatias, në sfidën e luajtur në “Air Albania”.
Të besuarit e Edlir Tetovës e mbyllën pjesën...
ALBIN KURTI drejt të pabesueseshmes! Sipas rezultatit të deri tanishëm formon i vetëm QEVERINË
Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KQZ-ja, LVV-ja e Albin Kurtit është rrugës për të formuar vetë ekzekutivin e ri të vendit.
Lëvizja...
Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Dhjetor 2025
Dashi
Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e duhura, prandaj mund te merren...
Mero Baze: “Koha e gabuar” e Salianjit
Kam dëgjuar shpesh javët e fundit që disa emra të njohur të PD-së së Berishës, të vendosur në siklet nga procesi i diferencimit që...
Nis procesi i numërimit në Kosovë, çfarë thonë rezultatet e para
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në...
“Duam ujë”/ Prej disa ditësh përballen me mungesën e ujit të pijshëm, qytetarët në...
Qytetarët në Vlorë kanë zhvilluar sot një protestë, pasi prej ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Këtë të diel qytetarët të revoltuar...
Surprizë festive për efektivët shqiptarë në Bullgari, ministri Vengu ndan pamjet
Efektivët e dislokuar me mision në Bullgari u surprizuan në prag të fundvitit, duke pasur mundësinë të kalojnë momente të veçanta me familjarët e...
Qytetarët shpërthejnë dyert në teatrin e Vlorës, pamjet kur konfliktohen me policinë
Qytetarët e Vlorës kanë ndërprerë një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia Vlorë në teatrin e qytetit “Petro Marko”, të dielën mbrëma, duke shpërthyer...
Plas REVOLTA në VLORË, qytetarët hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko” ! Ndërpresin...
Qytetarët e Vlorës kanë ndërprerë një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia Vlorë në teatrin e qytetit “Petro Marko”, të dielën mbrëma, në shenjë...




















