Një selfie, ndonjëherë mund të tërbon edhe ndjekësit. Alessandro del Piero në këto ditë po feston Vitin e Ri në Dubai në shoqërinë e familjes së tij.
Me një feste dhe një tjetre, ish-numri 10 ka pasur mundësi të bëjë disa selfie me një pinguin. Por imazhi ka bërë të shpërthejnë shumë polemika, si ato të atyre që kanë shprehur indinjimin e tyre për praninë e një pinguini në një vend të nxehtë.
Por kritikat kanë ardhur edhe nga animalistët që, duke parë ish-kapitenin e Juventus-it me duart e mbështetura te një pinguin simpatik, e kanë kritikuar Del Piero-n.
“Pinguinët nuk duhet të preken në asnjë mënyrë”. Nuk kanë munguar as ata që kanë dalë në mbrojtje të legjendës italiane të futbollit, dhe kështu ka nisur beteja e parë e vitit në rrjetet sociale me ngjyra bardhezi.